Gazetarja sportive, Qëndresa Krelani, ka deklaruar se ka njerëz në Kosovë që kanë humbur besimin në Zot dhe tani i besojnë Përfaqësueses së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Të shtunën Kosova arriti fitore të madhe ndaj Republikës së Çekisë me rezultatin 2-1, teksa nesër(e martë) e pret një punë e vështirë ndaj Anglisë.
Në prag të kësaj ndeshje ka folur edhe gazetarja e njohur kosovare, e cila mes tjerash dha edhe një deklaratë interesante.
”Në Kosovë ka njerëz që kanë humbur besimin në Zot. Më shumë besojnë te Përfaqësuesja e Kosovës sesa në Zot, për shkak të depresionit politik etj, etj..” – tha ajo në ‘Duelin Sportiv’. /gazetametro.net