Vetëvendosjes! në Vushtrri sot i është shtuar edhe një anëtar i ri në mesin e anëtarëve të tjerë të kësaj partie.
Është juristi Blerim Maxhuni, i cili në një takim prezentues me kryetarin e qendrës në Vushtrri, Besim Muzaqi është prezentuar si anëtar i ri.
“Ai ka të përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Po në këtë Universitet ka përfunduar edhe masterin, në drejtimin Financiar me temën: “Parandalimi i pastrimit të parave dhe luftimi i financimit të terrorizmit në Republikën e Kosovës”, shkruhet në njoftimin që ka bërë Vetëvendosjes për anëtarësimin e Maxhunit.