Kombëtarja e Francës dhe e Shqipërisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës eliminatore për Euro 2020.
Shqipëria është mysafire e kampionit të botës në ndeshjen e pestë të vlefshme për grupin H, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në Stade de France.
Ekipi kombëtar i drejtuar nga Edi Reja vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Moldavisë dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Në anën tjetër, vendasit francez janë gjithashtu në formë të lartë dhe synojnë të mos lejojnë befasi duke marrë tri pikët e radhës.
Trajnerët e të dyja kombëtareve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.
Franca: Lloris; Pavard, Varane, Lenglet, Hernandez; Tolisso, Matuidi; Coman, Griezmann, Lemar; Giroud;
Shqipëria: Strakosha; Ismajli, Xhimshiti, Mavraj; Hysaj, Ramadani, Abrashi, Bare, Roshi; Uzuni, Balaj;