Pas tri xhirove të zhvilluara në IPKO Superligën e futbollit kosovar ekipi nga Vushtrria arriti të nxjerë vetëm një barazim, duke arkëtuar kështu vetëm një pikë.
Këto rezultate të dobëta duket se kanë shkaktuar paknaqsi tek tifogrupi “Forca”, të cilët kanë reaguar përmes një komunikate të lëshuar pak mintua më parë.
Në këtë deklaratë “Forca” hedh fajin te tekniku për munges profesionalizmi, dhe mungesa e harmonisë në ekip që sipas tyre ka qenë prezente në këto tri xhirot e fundit në të cilat ka zhvilluar ndeshje Vushtrria.
Tutje grupi ka drejtuar akuza se po dëmtohet edhe ndjenjat sportdashëse të tyre si tifozë, e që po bëhen sipas tyre për qëllime personale.
Në vjim gjeni të bashkangjitur deklaratën e tifogrupit “Forca” :
Reagim:
Ecuria në këto tre gjirot që i lam pas nuk ishin në anën e klubit tonë dhe krejt kjo falë jo profesionalizmit të teknikut tonë dhe gjithashtu jemi në dijeni që harmonia në mes të lojtarëve tanë është më se e keqe.
Kërkojmë të jeni më të bashkuar pasi që në këtë mënyrë, vetëm jeni duke na bërë dëme neve si qytet, duke na i vrarë ndjenjat për qëllime të juaja personale.
Ky reagim është vetëm hapi i parë i yni dhe shpresojmë që nuk do të kemi arsye për ndonjë reagim tjetër!
K.T. FORCA
01.09.2019

