Florent Hasani e bëri debutimin e tij me përfaqësuesen e Kosovës në humbjen 5:3 ndaj Anglisë të martën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020, transmeton zeri.info
Futbollisti i Diosgyvorit ka shprehur lumturinë e tij pas debutimit ndaj një kundërshtari të madh, siç është Anglia.
“Jam i lumtur që debutova në një ndeshje kaq historike dhe të rëndësishme për Kosovën. Jam krenar që mbroj këtë fanellë që nga U-15 dhe me nder, e kënaqësi do të mundohem çdoherë të të jap maksimumin për vendlindjen tim”, ka shkruar ai në rrjetin social “Instagram”./Zëri

