Talenti kosovar i Hannover 96, Florent Muslija, debutoi sot me Kosovën, pasi që së fundi e mori pasaportën kosovare dhe e pranoi ftesën e Federatë së Futbollit të Kosovës për t’iu bashkuar “Dardanëve”.
“Jam shumë i gëzuar për debutimin tim. Sot dhamë maksimumin. Është ndeshja e parë dhe është një moment që kurrë nuk kam më e harruar”, ka thënë Muslija.
“Është një emocion dhe një dëshirë e madhe. Ka qenë lojë e vështirë, kemi dhënë maksimumin, e kemi dashur fitoren me zemër dhe shyqyr që e arritëm. Lojtarët dhe i gjithë stadiumi më pritën shumë mirë”.
Kosova do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në EURO 2020 të martën, kur do të përballet me Anglinë në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”.
Megjithatë, Kosova e ka edhe një rrugë të dytë për ta siguruar pjesëmarrjen në Evropian, përmes play-offs të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të takohet me Maqedoninë, e në finale mund të përballet me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë.