Dega e Aleancës Kosova e Re në Vushtrri ka filluar mobilizimin e degëve dhe nëndegëve për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 Tetor.
Se mobilizimi po fillon e ka njoftuar edhe faqja zyrtare e AKR-së në facebook ku përmes fotografish ka treguar për mbledhjen e strukturave të kësaj dege në Vushtrri.
“Mobilizimi zgjedhor ka filluar, faleminderit Kryesi, Rini, Forum i Gruas dhe ju Nëndegë e mbështetës të AKR-s.
Ne nuk do ndalemi.” shkruan në njoftimin e degës të lëshuar në facebook.
Përveç AKR-së, me mobilizime kanë filluar PDK-ja, LDK-ja, e AAK-ja.