Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Fatos Zabërgja, vushtrriasi që “ruan” selinë e OKB-së

    24/09/2019 | 21:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fatos Zabërgja me prejardhje nga Vushtrria është oficeri amerikan që, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka “ruajtur” të martën hyrjen e selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork.

    Zabërgja, i cili është pjesë e Njësisë për Mbrojtje të Afërt në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit, është bërë pjesë e një video të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, të martën.

    Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kryeministri i Shqipërisë, përveç liderëve të shteteve të ndryshme, ka takuar edhe Fatos Zabërgjën, burrin me prejardhje nga Kosova, me të cilin përmes një videoje në profilin e tij ka dhënë një mesazh, raporton Insajderi.

    “Kosova po e ruan derën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Rama të martën. Ndërkohë, oficeri me prejardhje nga Kosova është përgjigjur shkurtimisht: “Patjetër”.

    Zabërgja është përmendur edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të martën.

    Thaçi, duke marrë shkas nga një polic me prejardhje nga Kosova që po ruan hyrjen e selisë së OKB-së, në një deklarim për Radio Televizionin e Kosovës, ka thënë se ndihet mirë kur e di që Vuçiq ka hyrë në selinë e OKB-së “përmes njerëzve të Kosovës” – duke iu referuar oficerit Zabërgja.

    “Mua më vjen mirë që Vuçiq ka hyrë në dyert e OKB-së përmes njerëzve të Kosovës, ndërsa në anën tjetër dëshiroj të theksoj se këto që thotë Vuçiq janë qesharake. Nëse ai ka hyrë nga tavani në selinë e OKB-së, ne kemi hyrë nga dera”, ka thënë Thaçi. /Insajderi.com

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.