Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri te afati ligjor për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, partitë tashmë kanë nisur t’i përpilojnë ato.
Gazeta Blic nga burime brenda Koalicionit Nisma- AKR ka marrë vesh disa nga emrat e mundshëm që do të jenë pjesë e listës zgjedhore.
Sipas këtyre burimeve Listës do t’i prijë lideri i Nismës, Fatmir Limaj, i cili është edhe kandidatë për kryeministër nga ky koalicion.
I dyti në listë pritet të jetë lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pos tyre në 10-shen e parë pritet të jetë edhe ministri në detyrë i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala.
Përveç Shalës, në listë pritet të jetë edhe ministri tjetër nga Nisma Skender Reçica.
Një risi në këtë listë pritet të jetë këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.
Pos tyre, lartë në listë pritet të jenë edhe: Bilall Sherifi, ish- shef i Grupit Parlamentar të Nismës, Haxhi Shala, ish deputet, Zafir Berisha, Enver Hoti, Valdete Bajram, Islam Pacolli, Myzejene Selmani etj.
Ndërkaq, në garën për kryeministër janë pesë kandidatë: Albin Kurti nga VV, Vjosa Osmani nga LDK, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK- PSD, Kadri Veseli nga PDK dhe Fatmir Limaj nga koalicioni Nisma- AKR.