Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Eksperti çek zbulon se çfarë fshihet prapa kërkesës së Zemanit për ta tërhequr njohjen e Kosovës

    26/09/2019 | 12:33
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Eksperti çek, Tomas Dopita, nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare, thotë se prapa kërkesës së presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës, qëndron përpjekja e tij për të përforcuar pozitën si president, shkruan Gazeta Express.

    Ai thotë se nuk beson që populli çek fle dhe zgjohet duke menduar rreth çështjes së njohjes së Kosovës.

    “Unë e shoh vetëm si një lojë për të fituar pushtet. Kemi një president që zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Unë i marrë deklaratat e tij për Kosovën si një përpjekje për të forcuar edhe më tej pozicionin e tij mbizotëruese”, ka thënë Dopita për ‘zpravny.aktualne.cz’, transmeton Gazeta Express.

    Sipas ekspertit çek, nuk është që Zeman e ka bërë një deklaratë të tillë në mënyrë spontane para gazetarëve në Beograd, pasi sipas tij ai një gjë të tillë e ka kalkuluar mirë dhe gjatë.

    Megjithatë Dopita thotë se nuk beson se do të ndodhë tërheqja e njohjes për Kosovën, pasi sipas tij një gjë të tillë nuk do ta bëjë kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish.

    “Ai është shumë pragmatik, dhe nëse e bën një gjë të tillë nuk do ta ndihmonte atë në raportet me partnerët perëndimorë”, ka shtuar tutje eksperti çek për marrëdhënie ndërkomëbtare.

    Tutje ai ka kujtuar faktin se Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë është plotësisht dhe hapur kundër kërkesës së Zemanit.

    Sa i përket deklaratës së presidentit çek se njohja duhet të hiqet për shkak se Kosova udhëhiqet nga “kriminelë të luftës”, Dopita thotë se një gjë e tillë nuk është një argument i mjaftueshëm pasi që shumë vende të botës udhëhiqen nga njerëz problematik.

    Tutje Dopita ka folur edhe për problemet e brendshme me të cilat përballet Kosova dhe rreth asaj se a është Kosova një shtet funksional.

    “Unë e perceptoj Kosovën si një shtet që funksionon mirë, i krahasueshëm në shumë aspekte me fqinjët e saj. Problemi kryesor i Kosovës është statusi i paqartë. Në pjesë të vendit ku ka shumicë serbe, praktikisht nuk ka siguri juridike dhe nuk respektohen rregullat e Kosovës. Kjo e vështirëson jetën në Kosovë”, ka thënë Dopita.

    Ai në fund ka folur edhe për faktin e mos dhënies së vizave, duke thënë se një gjë e tillë e ka future Kosovën në geto dhe izolim.

    “Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk mund të udhëtojë pa viza në Bashkimin Evropian. Pra vepron në një lloj geto, dhe ne e kemi lënë në izolim. Kjo është edhe arsyeja pse nuk po zhvillohet aq shumë. Ne po e lëmë atë që të ndikohet edhe nga të tjerët”, ka përfunduar eksperti çek nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Tomas Dopita.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.