Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është shëndrruar në një futbollist tejet të rëndësishëm te skuadra e Fenerbahces, transmeton Gazeta Metro.
Pas një humbje dhe një barazimi, Fenerbahce iu kthye fitoreve në javën e fundit(pestë) në kampionatin turk e Vedat Muriqi iu kthye golave e asistimeve. Fenerbahce e priti Ankaragucun në ‘Sukru Saracoglu Stadium’ për të zhvilluar ndeshjen e javës së pestë, teksa shënuan fitore me rezultatin 2-1.
Kjo fitore erdhi falë sulmuesit prizrenas, i cili asistoi te goli i Mathias Jorgensen dhe më pas ai shënoi vet për t’i dhënë fitoren skuadrës së ‘Fenerit’.
Ndërkohë, pas përfundimit të pjesës së parë dhe kur skuadrat po shkonin drejt dhomave të zhveshjes, në stadium u vendos një këngë shqipe. Ishtë kënga ‘Skifterja zemrës’ e kënduar nga Bes Kallaku dhe Klajdi Haruni.
Duket se kjo është kënga e preferuar edhe e Vedat Muriqit, i cili kohë më parë ishte shfaqur duke e kënduar këtë këngë./gazetametro.net

