Werder Bremeni ka arritur që të marrë një barazim në udhëtim te Borussia e Dortmundit, transmeton Gazeta Metro.
Borussia Dortmund dhe Werder Bremen zhvilluan sonte derbin e javës së gjashtë në Bundesligë. Ndeshja e zhvilluar në ‘Signal Iduna Park’ përfundoi me rezultatin 2-2, teksa shkëlqeu Milot Rashica.
Sulmuesi vushtrrias ishte titullar sonte për herë të parë pas rikthimit nga lëndimi. Rashica shënoi një gol tejet të bukur në minutën e tetë, teksa golin tjetër për mysafirët e shënoi Marco Friedl.

