Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Donika Kadaj-Bujupi: Koalicioni AAK-PSD, premton pagë minimale 250 euro

    29/09/2019 | 13:32
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Donika Kadaj Bujupi kandidate për deputete nga koalicioni AAK-PSD, ka premtuar se me fitoren e koalicionit të tyre Kosova do të ketë zhvillim në sektorin privat.

    Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kadaj-Bujupi ka premtuar rritjen e pagës minimale prej 250 euro.

    “Me numrin 119 Kosova është e sigurt në kufijtë dhe sovranitetin e saj. Ky është pragu që ne nuk e shkelim asnjëherë. Po në këtë numër të koalicionit AAK-PSD, përfshihen edhe zhvillimi i sektorit privat, sigurimi i të drejtave të punëtorëve, shtesat për fëmijë, unifikimi i sistemit pensional, përkrahja e grave dhe nënave vetëushqyese, paga minimale 250 euro, investimi në arsim e shëndetësi, mbrojtja e mjedisit dhe shteti me qeverisje të mirë”, ka premtuar Kadaj-Bujupi.

    Ajo është shprehur se gjatë tubimeve në Mitrovicë, Ferizaj e Kaçaniku kanë marr besimin e qytetarëve.

    “Mitrovica, Ferizaji e Kaçaniku folën dje. Na besuan jo vetëm për premtimet e zotimet që i dhamë, por më së shumti për 18 muajt e qeverisjes Haradinaj, ku është dëshmuar dija dhe guximi për vendimmarrje”, ka shkruar Donika Kadaj-Bujupi. /Insajderi.com

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.