Policia e Kosovës sot ka organizuar ceremoni solemne me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të.
Ceremonia është duke u zhvilluar në sallën e basketbollit të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast, është bërë diplomimi i 416 oficerëve të rinj të Policisë së Kosovës, të cilët pritet të kontribuojnë në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.
Nga numri i lartpërmendur, 30 për-qind prej tyre janë gra.