Dhurata Hoxha, ministre në detyrë e Integrimit Evropian, gjatë pjesëmarrjes në dy takime elektorale në Prishtinë, me kandidatët tjerë të listës së PDK-së, ka bërë paraqitjen e prioriteteve të saj, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e grave, transmeton Gazeta Metro.
Hoxha ka theksuar po ashtu se “gjasat dhe mundësitë e barabarta, kanë prioritet gratë dhe rininë tonë të mrekullueshme, andaj, përkushtimi ynë, pas fitores më 6 Tetor, do të jetë prioritet në zbatim”.
Pas takimit elektoral në “Bregun e diellit”, Dhurata Hoxha, ka shkruar në rrjetin social: “Në ‘Bregun e diellit’, me aktivistët e PDK-së dhe qytetarët diskutuam për të ardhmen, me prioritetet tona, kundër korrupsionit dhe fuqizimin e grave. Gratë dhe rinia me gjasa të barabarta, do të jetë vlerë e re, mundësi e re e shtetit tonë. Ndërtojmë të ardhmen, Për Ty dhe Shtetin!”.
Ndërsa pas takimit me elektoratin dhe qytetarët e Veternikut, zonja Hoxha ka theksuar se “gjasat dhe mundësitë e barabarta, kanë prioritet gratë dhe rininë tonë të mrekullueshme, andaj, përkushtimi ynë, pas fitores më 6 tetor, do të jetë prioritet në zbatim”.
Dhurata Hoxha, në fund ka ftuar gratë të bëhen pjesë e fitores, më 6 tetor, duke votuar PDK-në, Kadri Veselin dhe numrin 27.