Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Deputeti nga Bundestagu: Kam ardhur ta mbështes Albin Kurtin për Kryeministër, guxoni edhe ju dhe mbështeteni

    30/09/2019 | 19:41
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti nga Bundestagu u Gjermanisë nga radhët e SDP-së, Stefan Schwartze, ka mbajtur fjalim në tubimin e mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan.

    Ai me të nisur fjalimin e tij ka thënë se atmosfera që po përjeton në palestrën e sporteve në këtë qytet në shtetin e tij mund të ndjehet vetëm në ndeshje futbolli.

    “Jam këtu sot sepse besoj që ju në Kosovë qëndroni para një momenti historik. Besoj që e keni shansin e madh për ndryshimin e madh në Kosovë. Nga këto zgjedhje varet edhe perspektiva e ardhme e Kosovës. Varet edhe perspektiva e rinisë së Kosovës”, ka thënë Schwartze.

    “Sot në mëngjes kemi diskutuar me Albin për perspektivën e të rinjve dhe arsimin profesional në Gjermani dhe si të ishte e mundur që një sistem i tillë të ishte edhe në Kosovë. Kemi diskutuar se si mund të kemi më shumë siguri sociale dhe të drejta të qytetarëve në Kosovë”.

    “Një kancelar gjerman, Willy Brandt ka thënë se ne duhet të jemi shembull si miq të mirë për ata të cilët na rrethojnë dhe për shtetet që na rrethojnë. Miqtë e mirë e ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Unë jam dikush që dua t’ju mbështes juve në rrugën tuaj drejt BE-së. Jam dikush që do t’ju mbështes pasi që ju bëhet padrejtësi në lidhje me regjimin e vizave”.

    Ai ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit janë historike për Kosovën.

    “Ju ftoj të guxoni dhe të jeni më shumë demokrat. Kjo do të thotë që në zgjedhje në mënyrë demokratike ta sillni ndryshimin. Shpresoj shumë që Kryeministër i ardhshëm i Kosovës të jetë Albin Kurti. Kam ardh që ta mbështes Albin për Kryeministër dhe shpresoj që edhe ju ta keni guximin që ta mbështesni”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.