Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Frashër Demaj ka deklaruar se politika duhet të qëndrojë larg universiteteve publike në vend.
Demaj ka shkruar se ndërhyrjet politike në universitetet e Republikës së Kosovës kanë ngulfatur kreativitetin, lirinë akademike, nxënien e dijeve të reja dhe thellimin e studimeve.
Lexojeni postimin e plotë të Demajt:
Nderhyrja politike në universitetet e Republikës së Kosovës ka ngulfatur kreativitetin, lirinë akademike, nxënien e dijeve të reja dhe thellimin e studimeve.
Si shkakpasojë e nderhyrjeve arbitrare me motive politike universitetet publike janë “populluar” me “mësimdhënës” të pa kualifikuar me “diploma” e pa dije.
Institucionet e Republikës sê Kosovës duhet të mundësojnë liri akademike dhe fonde për zhvillimin e universiteteve dhe shkencës në Kosovë.

