Kompania zvicerane ‘Fourteen’ ka nxjerrë në shitje fanellat e reja të Përfaqësueses së Kosovës.
“Dardanët” debutuan me fanellat e reja në ndeshjen kundër Anglisë të martën.
Opsioni i vetëm për të blerë fanellën origjinale mbetet sistemi online, shkruan Indeksonline.
Derisa fanellat e vjetra janë shitur 89.90 euro, këto të rejat kushtojnë 20% më lirë.
Varësisht nga madhësia e bluzës, çmimi varion nga 59 deri në 69 euro.