Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Daçiq: Të jeni të sigurt që Kosovës do t’i tërhiqen njohjet

    26/09/2019 | 09:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë në Nju Jork se numri i vendeve që do të tërheqin ose “ngrijnë” njohjet e Kosovës do të rritet deri në fund të vitit.

    Në këtë drejtim, shpreson Daçiq, numri i atyre që njohin pavarësinë e Kosovës do të bjerë në më pak se gjysmën e anëtarëve të OKB.

    Daçiq, në një prononcim për gazetarët, ka thënë se delegacioni serb kishte biseduar me përfaqësuesit e 53 vendeve anëtare në tre ditët që zgjati Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe se “nëse do të shtoheshin edhe dy ditë, ai numër do të tejkalonte 100”.

    “Presidenti foli me disa rreth çështjeve strategjike, dialogut me Prishtinën, por gjithashtu ka pasur edhe shumë takime në lidhje me statusin e Kosovës. Mund të them hapur, siç njoftoi Presidenti, se qytetarët tanë mund të jenë të sigurt se në periudhën e ardhshme do të ketë më shumë vende që do të tërhiqen ose pezullojnë vendimet për njohjen e Kosovës”, ka thënë Daçiq, shkruajnë mediat serbe.

    Ministri i Jashtëm i Serbisë ka folur edhe rreth Interpolit duke thënë se nëse do të kishte votim për Kosovën, me siguri nuk do të kalonte.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.