Kapiteni i FC Prishtinës, Armend Thaqi dhe ndihmës-trajneri i Shpëtim Idrizit te Trepça ’89, Besart Cecelia janë të ftuar e radhës në emisionin “90 Plus” në Radio Prishtina, përcjell Zëri.info.
Cecelia e ka komentuar edhe punën e trajnerit italian të Vushtrrisë, Antonio Toma.
“Trajneri italian (Antonio Toma) ka ardhur në momente të këqija. Atij i duhet kohë derisa të ambientohet, derisa te njeh ligën”, ka thënë Besart Cecelia, shkruan Zëri.info.
Toma e zëvendësoi trajnerin Bekim Shotani i shkarkuar.
“Mendoj se është dashur që ti jepet kohë Bekim Shotanit edhe pak ndeshje. Por, duhet respektuar vendimi i kryesisë”, pohoi Cecelia. /Zëri.info

