Në fundjavën e kaluar, Bernard Berisha shënoi gol në minutën e fundit të ndeshjes kundër Tambov në Premier Ligën e Rusisë.
Pas ndeshjes presidenti i Çeçenisë, Ramazan Kadirov i bëri një dhuratë speciale duke e shpërblyer me një veturë.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës për Indeksonline tregoi arsyen e vertetë pse mori këtë dhuratë.
“Kam qenë i sëmurë me grip dhe mora infuzion. Klubi më tha që të pushoja por unë insistova që të luaj. Hyra në pjesën e dytë dhe shënova gol. Presidenti më dhuroi atë veturë si shpërblim për këtë sakrificë” deklaroi Berisha për Indeksonline.
Futbollisti i Akhmat Groznyt ka arritur të hënën në mengjes në Prishtinë ndërsa pasdite ka stërvitur me Kombëtaren e Kosovës. /Indeksonline