Kandidati për deputet nga PDK-ja, me numër 109, Bekim Haxhiu e filloi fushatën me kolegët e QKUK-së, nga të cilët merr një mbështetje të madhe.
Bekim Haxhiu njihet për zërin e tij brenda Parlamentit të Kosovës, për ngritjen e çështjeve shëndetësore, të cilat kanë ndikuar në ngritjen e dinjitetit për stafin e QKUK-së, duke u nisur nga kontributi i tij për rritjen e koficientit të pagës për punonjësit e stafit shëndetësor e deri tek përmirësimi i kushteve në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Bekim Haxhiu në profilin e tij në Facebook i falënderoi kolegët e tij për mbështetjen që po i japin, duke theksuar se kjo përkrahje për të, është një motiv shtesë për të punuar edhe më shumë në fushën e shëndetësisë.

