Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Behrami e quan “hipokrit” Naim Tërnavën: Veprat tua s’përputhen me atë që ua thua të tjerëve

    24/09/2019 | 20:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Teologu kosovar, Emin Behrami e ka quajtur hipokrit, kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

    Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka cituar fjalët e Tërnavës, para zgjedhjeve në Kosovë, ku thotë “ju dëshiroj fushatë të ndershme, të qetë dhe pa problem”.

    Sipas tij, ky mesazh ka përmbajtje hipokrite, ngase atë këshillë do ta zbatonte në BIK, të cilën sipas tij po e udhëheqë në mënyrë të jashtëligjshme.

    Siç shprehet Behrami, veprat dhe sjelljet e tij nuk janë aspak në përputhje me fjalët që ai ua thotë të tjerëve.

    Postimi i plotë:

    HIPOKRIZIA E MUFTIT TËRNAVA

    Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, Muftiu Naim Tërnava qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kandidatëve për deputetë sot ua dërgoi një mesazh ku, ndër të tjera, shkruan: “ju dëshiroj fushatë të ndershme, të qetë dhe pa problem”.
    Ky mesazh më vete ka përmbajtje hipokrite, edhepse politikisht duket i qëlluar në kohë e në hapësirë. Kështu është sepse ai, po të ishte i sinqertë në vetvete, së pari atë këshillë do ta zbatonte me konsekuencë brenda në BIRK, të cilin e udhëheqë në mënyrë të kundërligjshme, me pushtet apsolut, sikur po të ishte një pronë e tij private.

    Mesazhi në fjalë shpalosë hipokrizinë e tij, sepse po të ishin veprat dhe sjelljet e tij në përputhje me atë që të tjerëve ua thotë, atëherë zgjedhje të tilla do të organizonte brenda organeve dhe institucioneve të Bashkësisë Islame, duke formuar KOMISION ZGJEDHOR të pavarur dhe të pandikuar nga ekzekutivi dhe nga legjislativi i BIRK-ut, i cili do të udhëheqte zgjedhje të ndershme, të qeta dhe pa problem, siç po i këshillon të tjerët.
    Mirëpo dhe me që ai e ka nuhatur mirë se një veprim i tillë i ligjshëm do ta rrezikonte anarkinë dhe pushtetin e tij absolute, ka vendosur ndryshe, bashkë me puthadorët e tij, duke formuar KOMISION ZGJEDHOR me anëtarë nga ekzekutivi dhe nga organe tjera të cilat atij i përgjigjen drejtpërdrejt, sa për të mos u përballur me të papritura, dhe në këtë mënyrë zgjedhjet zhvillohen pa fushatë të ndershme dhe shkel e shko, duke përfunduar “pa probleme” dhe “shumë të qeta”.

    Muslimanët fare nuk e gëzojnë të drejtën e tyre për t’u njohur hollësisht dhe në vazhdimësi për mënyrën e zgjedhjeve të lira brenda në BIRK, madje nuk njoftohen as në fillim të namazit të xhumasë ku zhvillohen votimet. E tërë procedura “e votimit” zhvillohet brenda dy minutave kur imami fshehurazi i regjistron në një fletë xhepi dy kandidat “jo problematik”, pa procesverbal dhe pa nënshkrim të tij, pa kundërkandidat dhe fare pa votim, në kundërshtim me Rregulloren e zgjedhjeve. Mirëpo për çfardo parregullsie eventuale ekziston e drejta e ankesës në Komisionin përkatës, të cilin e mbikëqyrë Tërnava, ndërsa Rregullorja e regjistron edhe këtë se nëse ankesës nuk i jipet përgjigjja, atëherë votimi paska qenë i bazuar dhe i ligjshëm?! Në këtë mënyrë veprohet me të gjitha ankesat eventuale, duke përfunduar që të gjithat në bërllog!

    Prandaj nëse ai mendon se mesazhi i tij do të ketë efekte pozitive te qytetarët dhe te kandidatët për deputet, atëherë përse ai vetë nuk u ndikua nga këshillat e Kur’anit të madhërishëm kur ka thënë:
    “A thua vallë, të tjerët i urdhëroni me të mira, kurse vetvetën po e harroni, ndërsa ju e lexoni Librin? Përse atëherë nuk po logjikoni?, – Surja Elbekarah, ajeti 44,
    “O ju, që keni besuar! Përse thoni atë që nuk e bëni?, – Surja Essaff, ajeti 2.
    Jo, jo, i nderuari Mufti, këto droçka mund t’i shitni vetëm brenda BIRK-ut, por jo edhe qytetarëve dhe kandidatëve për deputet në Republikën e Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.