Ka nisur konventa e koalicionit Nisma-AKR-PSD ku Fatmir Limaj do të nominohet zyrtarisht kandidat për Kryeministër.
I pari që foli në këtë konventë ishte, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ndërsa tha se është koha e fundit që Kosova të prodhojë lajme të mira pasi imazhi i saj po shkatërrohet çdo ditë, njofton Klan Kosova.
”Ne do jemi në gjendje për qytetarët, sundim të ligjit që i siguron Kosovës qeverisje dinjitoze, qeverisje të sinqertë, kushdo qytetarë do të rikthen besimin e tij tek lidershipi i vet. Si nga këtu e kërkojmë mbështetjen e juaj qytetarë të Kosovës mbështetës të këtij koalicioni. Kërkojmë mbështetjen e juaj përpara Kosovën me punë profesionale, me respekt ndaj vendit, detyrës dhe institucionit e me sinqeritet”.
”Do ndërtojmë një Kosovë për qytetarin, i cili e ka ndërtuar me shekuj një Kosovë të lirë. Me koalicionin gjithëpërfshirës, Tani punët lihen anash, ne duhet të merremi me zgjedhjet. Nuk di, kam dyshimet e mia që do të arrijë pas datës 6 tetor të krijohet një Qeveri por kam frikën se mund të humbim shumë kohë. Koha e fundit është tani që Koosova të prodhojë lajme të mira”.
”Dëshira ime e madhe është që të mos mirren me pumë të mbrapshta, por të flitet për punë të rëndësishme, ku flitet për sinqeritet. Asnjëherë nuk keqtrajtohet besimi i qytetarëve, prona e qytetarëve, dhe secili ku punon në atë Qeveri ku ky koalicion do ta mundëson, do të punojë për interesat e qytetarit”.
”Punësimi do të jetë tema kryesore e cila do të trajtohet çdo ditë në Qeverinë e ardhshme. Ne do ta trajtojmë varfërinë, duke krijuar perspektivë për rininë tanë me vende pune dhe duke rritur zhvillimin ekonomik mbi 8%. Nuk do të premtohet vetëm nga partnerët tanë të ardhshëm të koalicionit por do të implementohet. Përndryshe nuk do të jem bashkëudhëtarë të atij autobusi nëse nuk ka punë të sinqertë ndaj qytetarit”.
”Kosovës që nuk e ka përmbyllë shtet formimin i duhet urtësia. Ne jemi fituesit e luftës, dhe cdo luftë ka marrëveshjen e saj të paqes që nuk është nënshkruar ende. Duam paqe me Serbinë por duam kufijtë tanë të paprekur. Ne jemi të gatshëm të punojmë për një Kosovë dinjitoze, që garanton të drejtë për secilin. Jemi të gatshëm të punojmë për Kosovë me kufijtë e vet të hapur ndaj çdo miku. Nuk janë premtime të kota, është vetëm një ekstrakt ndaj ajo që kemi shkruar dhe cfarë kemi bërë besëlidhje për këtë koalicion. Jemi njerëz profesionistë, që suksesin e shohim vetëm tek rezultatet e punës”.