Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bedri Hamza: Çdo sukses në shtetin tonë mbart vulën e PDK-së

    25/09/2019 | 21:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur fushatën elektorale me tubim madhështor në qytetin e Mitrovicës.

    Kandidatë për deputetë në krye me kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin, që njëherësh është edhe kandidat për kryeministër, anëtarë, simpatizantë, e qindra qytetarë po marrin pjesë në këtë hapje në sheshin e Mitrovicës, që është edhe vendlindja e Veselit.

    Kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë, Bedri Hamza, mori fjalën para të pranishmëve duke thënë se kjo është partia më e madhe në vend dhe e para, shtetformuese dhe shtetndërtuese.

    “Çdo sukses në shtetin tonë mbart vulën e PDK-së. Parti me vizion dhe synim të përhershëm. S’jemi të pagabueshëm dhe perfekt, por jemi të përgatitur, të guximshëm për të vazhduar punën. Jemi krenar që Veseli është i lindur dhe rritur në Mitrovicë, në një familje punëtore, bujare dhe kombëtare. Një njeri familjar, intelektual dhe i guximshëm, dhe sigurisht ky masivitet garanton fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit. Z. Veseli e ka vizionin e qartë, të gjitha atributet për një kryeministër. Urime fitorja, urime z. kryeministër”, ka thënë Hamza.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.