Ballkani ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Trepçës ’89 dhe është duke e mposhtur në Suharekë, njërën prej skuadrave të pamposhtur deri tani, shkruan Gazeta Metro.
Java e katërt e Super Ligës në Kosovë ka filluar me duelin Ballkani-Trepç’89, ku dy ekipet nuk kanë pësuar humbje deri më tani.
Në minutën e parë për ekipin suharekas ka shënuar Artur Magani, pas disa tentimeve në kundërsulm.
Në minutën e 11 u ekzekutua edhe një penallti për Ballkanin, por që u humbë nga kapiteni, Visa Berisha.
Ndërkaq në minutën e 12 nga një gabim i portierit në dalje, arriti ta shfrytzojë mirë Blend Baftiu, për të ja dhuruar golin e dytë Ballkanit. /gazetametro.net