Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    ARKEP: Numrat Z-Mobile do të kalojnë në Telekom

    25/09/2019 | 16:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bordi Drejtues i ARKEP në mbledhjen e me mbajtur sot, ka marrë vendim që numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion për nevoja të operatorit virtual “Dardafone.net”, pas kalimit të periudhës tranzitore, t’i kalojë për përdorim operatorit Telekomi i Kosovës.

    Sipas ARKEP, pas analizimit të situatës së krijuar si rezultat i mos vazhdimit të raportit komercial ndërmjet operatorit të rrjetit të telefonisë “Telekomi i Kosovës” dhe operatorit virtual të rrjetit “Dardafon.net”, i cili raport ka qenë i bazuar në marrëveshje komerciale, duke pasur parasysh dispozitat ligjore dhe rregullative aktualisht në fuqi, si dhe pas marrjes së opinioneve profesionale të Entit të Rregullatorëve Evropian për Komunikime Elektronike (Body of Eruopean Regulators for Electronic Communications – BEREC), kompanisë së specializuar për rregullimin e telekomunikacionit me bazë në Bruksel “Cullen International” si dhe trajtimit të kësaj çështje brenda autoritetit, ka marrë vendim që me qëllim të dhënies së mundësisë së përdoruesve fundor për vijimësi të shërbimeve, numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion për nevoja të operatorit virtual “Dardafone.net”, pas kalimit të periudhës tranzitore, ti kaloj për përdorim operatorit amë rrjetit të telefonisë, përkatësisht “Telekomit të Kosovës”.

    “Shfrytëzojmë rastin t’i bëjmë me dije shfrytëzuesit e telefonisë mobile që shërbimi për ta nuk do të ketë ndërprerje në asnjë moment. ARKEP në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji bazë për Komunikimet Elektronike mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut në kuadër të mandatit që ka dhe mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mos diskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.