Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Anel Rashkaj flet para dy ndeshjeve jetike për Kosovën: Nuk jemi duke menduar për Anglinë

    04/09/2019 | 09:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Anel Rashkaj flet para dy ndeshjeve jetike për Kosovën

    Lideri shpirtëror i tifozëve të Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj është i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”, shkruan Insporti.com.

    Kanë mbetur edhe tre ditë (shtatë qershor) deri në përballjen e parë kundër Republikës së Çekisë, përballje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Pas sfidës me kombëtaren çeke, “Dardanët” do të zhvillojnë ndeshjen e parë zyrtare me Anglinë në histori.

    Megjithatë, për këto dy përballje përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është përballur me lëndime të shumta dhe tejet të rëndësishme.

    Yjet si Milot Rashica, Arbër Zeneli, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli dhe Herolind Shala nuk do të mund të paraqiten për shkak të lëndimeve.

    Barra e mesfushës për këto dy ndeshje pritet të jetë mbi supet e ish kapitenit, Anel Rashkaj. Rashkaj tashmë i kthyer në përfaqësuese pritet që të jetë nga minuta e parë.

    Insporti ka zhvilluar një intervistë me Rashkaj për këto dy ndeshje.

    Sipas Rashkaj, Kosova duhet të jetë e qetë përkundër mungesave që ka.

    “Janë dy ndeshje shumë të vështira kemi përballë kundërshtarë të fortë. Të shohim të shtunën, kemi lojtarë të mirë në ekip do të japim maksimumin dhe pastaj të shohim”, deklaroi Rashkaj për Insportin.com.

    Tutje, ai shtoi se është shumë falënderues ndaj të gjithë atyre që e kanë përkrahur vazhdimisht. “Jam falënderues për përkrahjen që e kam, me rëndësi është ekipi të ketë sukses dhe pastaj në atë sukses të përfshihen të gjithë”, shtoi mesfushori shqiptar.

    Ndërsa, për ndeshjen ndaj “tre luanëve” është shprehur se nuk e kanë menduar edhe shume, pasi fokus është vetëm në përballjen me çekët. “Nuk kemi menduar shumë për Anglinë. Sepse fokusi është njëherë në ndeshjen e parë pastaj mund të mendojmë për ndeshjen e dytë”, përfundoi ai.

    Rashkaj rikthimin me “Dardanët” e bëri në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

    Kosova është në grupin A së bashku me Anglinë, Rep. Çekisë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.

    “Dardanët” aktualisht renditen në pozitën e tretë me pesë pikë.

    “Gladitori” i mesfushës aktualisht është pjesë e skuadrës suedeze Athletic Eskilstuna. /Insporti.com/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Shyhrete Behluli me familje në pushime: Kësaj here të gjithë bashkë
    • Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.