Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Albin Kurti tre pikat e tija të forta për t’i fituar zgjedhjet

    23/09/2019 | 21:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur pikat e tij të “forta” për të fituar zgjedhjet parlamentare.

    Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shteti i së drejtës, shteti zhvillimor dhe shteti social, janë pikat e forta me të cilat Vetëvendosje do të paraqitet në zgjedhje.

    I pari i Vetëvendosjes ka thënë se kjo parti është e fortë sepse është e pa korruptuar dhe nuk shantazhohen.

    Ai ka thënë se Vetëvendosje ka vullnetin, dijen dhe guximin e që sipas ti asnjë parti nuk i ka të gjitha.

    Kurti ka thënë se shteti i kapur është edhe më i rëndë se krimi e korrupsioni dhe sipas tij me ardhjen në pushtet ata do ta ndryshojnë edhe ligjin për prokurorinë.

    Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se derisa ishin në VLAN [bashkë me LDK, AAK, NISMA], kanë pasur oferta nga PDK-ja për t’iu bashkuar në qeveri.

    “Kur LDK-ja doli nga VLAN- dhe shkoi te PDK-ja edhe ne kemi mundur të shkojmë te PDK-ja mirëpo nuk kemi qenë të interesuar. Ne kemi dhënë provimin para popullit të Kosovës se nuk duam qeverisje me PDK-në”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.