Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Albin Kurti në Llap: Pasha zotin dojmë të fitojmë

    28/09/2019 | 15:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti vazhdoi me rimat dhe me ‘afrinë e tij me popullin’ edhe në Podujevë. Ka thënë se në rast të fitores, do të qeverisin me laps dhe gomë pasi kundërshtarët, sipas tij, kanë qeverisur me lëpirëse, transmeton Gazeta Metro.

    Në tubimin e mbajtur sot në sheshin e Podujevës, Kurti i mbushi lëvdata llapjanët deklaroi se janë në qytetin e dijes, sportit dhe kulturës.

    “Vetëvendosje do të qeverisë me laps dhe me gomë, ndërsa këto e qeverisjet e pasluftës nuk kanë qeverisur me gomë as me laps, ata kanë qeverisur me lëpirëse”.

    “Pasha zotin dojmë të fitojmë. Dita që dikur dukej e pamundshme sot është e arritshme, dita që dikur dukej shumë larg sot është shumë afër. Mirë se ju gjetëm në qytetin e bukur të Besianë, në qytetin e dijës, kulturës dhe sportit”.

    “Në qytetin e bacës Adem, Afrimit, Zahirit dhe Ilirit. Në Llapin e Mon Balajt dhe Ylfete Humollit. VV-ja e mban emrin e “Vetëvendosjes që ishte parulla kryesore në demonstratat e vitit 1968 të cilat e sollën Universitetin e Prishtinës në ballë e që ishte bashkë me Xheladin Rekaliun dhe Ilaç Pirevën”.

    Kurti më tej shtoi se duhet të jepet përgjigje se pse qytetarët janë në gjendje të keqe.

    “Rivalët janë të frikësuar për këto zgjedhje, ne kurrë nuk do të mundemi të luftojmë korrupsionin me ata që frikësohen dhe që luten, vetëm VV-ja është garancë për ndryshim vetëm fitorja e VV-së do të dërgojë PDK-në në opozitë”.

    “Këta që po i mbushin autobusët për të mbushur sallat, kanë harruar të mbushin barkun e fukarasë. Mbi 18 përqind e popullsisë janë të varfër gati më shpesh se i gjashti qytetarë, 30 përqind e popullsisë janë të papunë dhe afër 350 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova që nga shpallja e pavarësisë. Le të tregojnë pse i kanë sjellë në këtë gjendje qytetarët gjatë këtyre viteve”.

    “Tash kur e keni ndryshimin afër është gjynah i pafalshëm të lëmë të na ik nga duart kjo mundësi. Erdhi dita e shumë pritur kjo ditë është 6 tetori, emri është lëvizje dhe rezultati asgjë më pak se fitore”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.