Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka filluar i pari fjalimin në tubimin e koalicionit AAK-PSD.
Ai tha se ai dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradianaj, ju dolën djersë për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve në sallë.
“Para dy orësh Përfaqësuaja jonë na dha edhe një gëzim sot. Me dije përkushtim dhe punë mundësh me i mundur edhe skuadrat më të forta në Europë.
“Sot më nuk duhet të ketë hapësirë që të paguajmë për Kosovën shtet të pavarur sepse është shtet dhe kjo gjë është e mundshme vetëm me koalicion AAK-PSD në qeverinë e ardhshme”.
“Nuk janë fjalë koti, këtë e kemi dëshmuar me Ramushin në Qeveri e ne në opozitë, duke mos lëshuar pe për asnjë pëllëmbë të Kosovës dhe që ajo të trajtohet e barabartë me të tjerët. Unë kam qenë në takimet kur na thoshin hiqeni taksën, kur na bënin presion jo vetëm ndrërkombëtarët por edhe nga disa që kanë qenë brenda koalicionit. Edhe atëherë në mbledhjet kur mbeteshim vetë edhe sot kur dha dorëheqje për të mos lëshuar pe”.
“Për ta mbrojtur Kosovën duhet guxim, sikurse edhe taksa 100 qind për qind nevojitet edhe 100 për qind guxim”.
“Ashtu si ka fituar Kosova në futboll ashtu edhe ky koalicion do të fitojë më 6 tetor”.