Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, duke shpalosur programin qeverisës ka potencuar se me LDK-në në qeverisje, do te rritet pjesëmarrja e fëmijëve ne edukimin parashkollor.
Ai ka theksuar se edukimi parashkollor ndikon në suksesin e fëmijëve, në socializmin e tyre dhe gjithashtu liron nënat që të marrin pjesë në tregun e punës.
“Kosova ka shkallen më të ulët të pjesëmarrjes së fëmijëve në edukimin parashkollor. Vetëm 4% e fëmijëve ndjekin shkollimin parashkollor. Qeveria e LDK-së do ta rrisë këtë pjesëmarrje në 50% gjatë dy viteve të para të qeverisjes. Për këtë qëllim do të hapen klasa para-fillore dhe do të ndërtohen çerdhe moderne për fëmijët e vegjël”.