Ndotja e ajrit në Kosovë gjatë vjetëve të fundit ka qenë një ndër problemet kryesore me të cilën janë ballafaquar qytetarët tanë. Faktor kryesor i ndotjes është energjetika përmes djegies së lignitit si lëndë djegës, por edhe formave tjera të djegies së lëndëve fosile siç janë ngrohjet qendrore. Faktori i dytë është djegia e derivateve nga transporti me numër shumë të madh të veturave, shumica të vjetra.
Dardan Abazi nga INDEP në një intervistë për Ekonomia Online thotë se krijimi i TC “Kosova e Re” deri në 20 vjetët e ardhshme mund të dëmtojë xhepin e qytetarëve deri ne 5 miliardë euro.“TC “Kosova e RE” dhe kontrata që është nënshkruar nuk ka asnjë përparësi, por mund të flasim për një gamë të mangësive që ka kjo kontratë. Kontrata është nënshkruar për një periudhë 20 vjeçare për qytetarët e Kosovës, çmim i cili do të jetë shumë më i lartë se sa çmimi prezent që është në tregun e energjisë. Ky çmim do të jetë ndoshta dyfish më i lartë se sa çmimi i importit të cilin e paguajmë tash më por edhe do të dëmton në masë miliardësh xhepin e qytetarëve të Kosovës”, tha Abazi.
Ai ka treguar se u kanë bërë thirrje partive politike që në Qeverinë e ardhshme, vendimin e parë që do ta marrin të jetë anulimi i kësaj kontrate.
“Po ashtu investitorit privat i është garantuar lënda e parë që është qymyri dhe i është garantuar cilësi në ujë që shkon në fabrikën që prodhon energji elektrike, pra ju është garantuar çmimi dhe shitja e tërë energjisë për 24 orë për 20 vitet e ardhshme. Këtë privilegj asnjëri prej investitorëve në treg nuk e ka dhe kjo përbën edhe shkelje të legjislacionit tonë për ndihmën shtetërore. Ne si INDEP jemi drejtuar partive politike që ato të paraqesin qëndrimin e tyre të qartë në kundërshtim të TC “Kosova e Re” dhe që pas zgjedhjeve ne shpresojmë që qeveria e ardhshme vendimin e parë që do ta marr të jete anulimi i kësaj kontrate”.
Sipas statistikave 3 mijë e 500 vdekje të parakohshme në vit ndodhin si pasojë e ndotjes së ajrit në Kosovë. Abazi thotë se ndotja e ajrit po shkakton vdekje të parakohshme dhe Qeveria e Kosovës nuk po e merr parasysh koston njerëzore.
“Ka disa statistika të vdekjeve nga ndotja e ajrit. Është një numër i konsiderueshëm i tyre dhe Qeveria e Kosovës dhe politikëbërësit nuk e marrin parasysh këtë koston njerëzore që shkaktohet nga ndotja e ajrit, por vazhdimisht na flasin se si ne duhet të prodhojmë më tepër energji me qymyr, se si neve na duhen vetura me të vjetra dhe më të lira, pra këto faktorët e vdekjeve të parakohshme si pasojë e ndotjes së ajrit apo edhe kostove shëndetësore të cilat shkaktohen nga vizitat e shtuara nëpër qendrat e mjekësisë familjare edhe këto janë kosto dhe barrë për qytetarët të cilat në fund nuk vlerësohen dhe kalkulohen në atë politik bërjen që e bëjnë vendim marrësit në Kosovë”. Në tre vjetët e fundit, kryeqyteti kosovar ka shënuar ndotje enorme të ajrit, e sidomos gjatë stinës së dimrit. Dardan Abazi thotë se nevojitet një politikë energjetike shumë më e avancuar dhe të ketë sa më shumë gjelbërim në pjesën urbane të Kosovës. Burimi kryesor i ndotjes së ajrit janë termocentralet me qymyr dhe sipas Abazit, Qeveria e Kosovës nuk po bën asgjë në përmirësimin e mjedisit dhe ndotjes që këto termocentrale shkaktojnë. “Burimi kryesor i ndotjes në Kosovë pa dyshim që janë termocentralet me qymyr dhe në këtë kuptim qeveria e Kosovës jo që nuk ka bërë diçka në përmirësimin e mjedisit dhe ndotjes që këto termocentrale shkaktojnë, mirëpo në të kundërtën Qeveria e Kosovës ka planifikuar ndërtimin e një Termocentrali të ri me qymyr i cili medoemos do të rëndojë gjendjen edhe më tutje për shkak të emetimeve dhe ndotjes që shkakton ky termocentral