Dega e AAK-së në Vushtrri ka njoftuar për kandidatin e vetëm mga kjo komunë që do të garoj në Zgjedhjet e 6 Tetorit.
Kandidat sipas njoftimit të degës në Vushtrri do të jetë Nehat Maxhuni, i cili njëkohsisjt mban edhe postin e kryetarit të degës.
“Dega e AAK-së në Vushtrri, pas konsultimeve me strukturat e degës, dhe pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues, ku temë ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në këtë vit, në mënyrë unanime u vendos që kryetari i degës prof. Nehat Maxhuni të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga dega e AAK-së në Vushtrri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 06 tetor 2019!” thuhet në njoftimin e degës së AAK-se.