Duket se Dybala do të vazhdojë të qëndrojë tek Juventusi.
Drejtori i Juventus, Fabio Paratici ka konfirmuar të ardhmen e yllit argjentinas, Paulo Dybala.
Gjatë gjithë merkatos, emri i Paulo Dybala është lidhur me një largim të mundshëm nga Juventus, me emrin e tij që lidhej me skuadrat e Premierligës, por interesim pati edhe nga Inter e PSG.
Së fundmi, lidhur me situatën e lojtarit ka folur edhe Fabio Paratici, i cili ka bërë të ditur se Dybala do të qëndrojë në kampin ‘Biankoneri’.
“Ne absolutisht hedhim poshtë secilën mundësi që Dybala të largohet gjatë kësaj vere” ka thënë Paratici.
Dybala nuk po gjen vend në planet e Maurizio Sarri, i cili duket se preferon më shumë emrat e Gonzalo Higuain, Douglas Costa e Cristiano Ronaldo.