Një kandidaturë jo edhe aq e njohur është ajo e Safet Ademit, nga partia Fjala, që në këto zgjedhje vjen si kandidat nga regjioni i Vushtrrisë.
Ndonëse një parti e vogël si ajo e Fjales dhe ai personalisht nuk harxhon shumë në promocion e boost përmes rrjetesh sociale , Ademi duket se gëzon mbështetje tek bashkqytetarët e tij, të cilët së fundmi i kanë edhe një vlerësim tejet pozitiv.
Është ky sondazhi i realizuar nga VushtrriaOnlien para pak ditësh në faqen e facebookut ku qyetarët i kanë thënë po pranisë së Ademit në Kuvendin e Kosovës.
Në pyetjen se a duhet të jetë Ademi kandidat në Kuvendin e Kosovës, 58% të qyetarëve kan pasur përgjigje pozitive, gjerësa 42% janë përgjigur me Jo.
Në vijim mund të shihni edhe sondazhin dhe të lexoni komentet për kandidatin Safet Ademi.