Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    100 prokurorë ndjekin zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë

    26/09/2019 | 11:40
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Akterët e përfshirë në procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit janë mobilizuar që mbarëvajtja e këtij procesi zgjedhor të jetë e qetë dhe pa incidente.

    Koordinatorja Laura Pula ka thënë se të gjithë ata persona që kryejnë shkelje dhe vepra penale gjatë procesit prokuroria është e gatshme të veprojë, raporton KTV.

    Ajo ka bërë të ditur se gjatë zgjedhjeve janë të angazhuar 100 prokurorë në regjione të ndryshme.

    Ndërsa Fatime Dërmaku nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thënë se për herë të parë janë të përfshirë në zgjedhje edhe 15 gjyqtarë që mbulojnë të gjitha komunat e që sipas saj do të jenë në gatishmëri t’i shqyrtojnë kërkesat e prokurorëve për caktimin e masave ndaj personave që kanë kryer vepra penale.

    Edhe nga Policia e Kosovës kanë thënë se janë të gatshëm të ofrojnë siguri sikurse gjate fushatës edhe gjatë ditës së zgjedhjeve.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.