Kandidatja e nominuar për kryeministër nga rradhët e LDK-së ka vizituar sot qytetin e Vushtrrisë ku takuar qytetarë, anëtarë e aktivist të subjektit së cilit i përket.
Ajo u mirëprit në sheshin “Hasan Prishtina” nga kryetari Tahiri, dhe kryetari i degës Hysni Gërguri e zyrtarë të tjerë komunalë që i përkasin LDK-së, me të ishin edhe Doruntinë Maloku e Behxhet Shala.
Osmani ka vendosur edhe kurora lulesh te shtatorja e veprimptarit Hasan Prishtina në sheshin që mban po emrin e tij.
Osmani para të pranishmëve në sheshin “Hasan Prishtina” ka mbajtur edhe një fjalim rasti ku iu është drejtuar veçanarisht qytetarëve të Vushtrrisë, duke shtuar se ata e njohin atë më së miri.
“Ka shumë pak komuna që më njohin më mirë se ju Vushtrria, shumë pak komuna, dhe gjithmonë jam ndier si njëra nga ju, dhe jo vetëm këtu në Vushtrri por në çdo cep të Kosovës qytetarët e dinë se unë jamë njëra nga ju” tha Osmani në fjalimin para qytetarëve të Vushtrrisë.
Paraprakisht një fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë ,Xhafer Tahiri, i cili ka falënderuar qytetarët që kishin dalur për të pritur sipas tij kryeministren e ardhshme të Kosovës, Vjosa Osmani.
Edhe kryetari i degës, Hysni Gërguri, ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve ka ndarë pak fjali duke e quajtur Osmanin, “Merkelken” e Kosovës./VushtrriaOnline