Drejtori ekzekutiv i organizatës jo-qeveritare “ORCA”, Rron Gjinovci ka falendëruar publikisht kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Gjinovci në një debat me Haradinaj në T7 , i ka thënë se vendimi për taksën ja ka rikthy dinjitetin si qytetar i Kosovës, duke e përgzu për këtë vendim.
“Kisha pas qef publikisht me pranu se unë nuk jam aspak adhurues i juaj, por ai vendim i juaj ma ka kthy dinjitetin pak si qytetar i Kosovës, ndoshta për shkak të gjitha atyreve që i thash më herët, ju falenderoj për këtë pjesë që e keni bërë si kryeministër”, është shprehur Gjinovci.
Kujtojmë se kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, muaj me parë ka marrë vendim për vendosjen e taksës 100% ndaj mallarve serbe.
Qeveria e Kosovës, deri më tani, nuk është zmbrapsur nga ky vendim edhe pas shumë kërkesave nga Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pezullimin apo anulimin të kësaj takse.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi kanë kërkuar nga Prishtina që të pezullojë këtë taksë, në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është bllokuar që nga vendosja e taksës/Insajderi.com