Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Një kosovar ka vdekur në Serbi para një muaji, askush nuk është lajmëruar për të: Policia bën apel të gjenden familjarët

    31/08/2019 | 10:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një shtetas i Kosovës nga komuniteti rom me emrin Imer Kerelaj, nga Gjakova, muajin e kaluar ka vdekur në Serbi dhe ende nuk i është mundësuar kthimi në Kosovë për t’u varrosur.

    Ai ka vdekur më datën 17 korrik 2019 në ora 08.21 të mëngjesit në Spitalin Krahinor të Vojvodinës në Novisad.

    Kryetar i Amzës së Shqiptarëve në Serbi, Demo Berisha, ka njoftuar se është telefonuar nga spitali për vdekjen e tij, ku më pas, Berisha ka njoftuar Policinë Rajonale të Gjakovës, të cilët i kanë thënë këtij të fundit se me këtë punë merret Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ).

    Berisha, në njoftimin e tij thotë se edhe pse MPJ e kishte kontaktuar zyrën ndërlidhëse në Beograd, ende nuk është ndërmarrë diçka konkrete për kthimin e tij në Kosovë.

    Kryetar i Amzës së Shqiptarëve në Serbi, sot sërish është njoftuar për herë të fundit, ku në rast se nuk ndërmerret diçka për kthimin e të ndjerit në Kosovë, ai do të varroset në varrezat e paidentifikuara në Serbi, raporton Korrespodenti.

    Mësohet se i ndjeri Imer Kerelaj kishte shkuar në Vojvodinë për të punuar. Ai ishte sëmurë dhe kishte shkuar në Spitalin Krahinor të Vojvodinës në Novisad për t’u shëruar, ku pas tri dite ka vdekur.

    Kryetar i Amzës së Shqiptarëve në Serbi, Demo Berisha, ka bërë apel nëse dikush njeh familjen e tij në mënyrë që të bie në kontakt me ta për kthimin e tij për t’u varrosur në Kosovë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.