Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të cilën Komuna e Vushtrrisë e shënon me 1 shtator, nën patronazhin e kryetarit të Komunës, Xhafer Tahiri, sot kanë filluar homazhet në varrezat e dëshmorëve në Bletaj, varrezat e martirëve dhe varrezat tjera.
Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, nënkryetari Besim Muzaqi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, bashkë me familjarë të dëshmorëve, drejtues të policisë dhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta, në nderim të sakrificës sublime kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.
Në Komunën e Vushtrrisë janë gjithsejtë 83 dëshmorë, luftën e fundit të UÇK-së në Komunën e Vushtrrisë ranë 72 dëshmorë, derisa 11 dëshmorë tjerë janë të periudhës së mëhershme, para luftës së UÇK-së.
Akademia mbahet në Gjimnazin “Eqrem Çabej” – Vushtrri, të dielën me datën 01.09.2019, në ora 11:00.