Gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari mashkull në Fushë Kosovë, pasi që kishte goditur dy viktima një mashkull dhe një femër, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Po ashtu, në raport thuhet se dy viktimat janë dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor, shkruan arbresh.info.
Ndërsa, rasti është në procedurë të rregullt.
Ky është raporti i Policisë së Kosovës:-
“Rr. Prishtinë- Fushë Kosovë 30.08.2019-12:18. Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia i ka goditur dy viktima: një mashkull dhe një femër K/Shqiptar të cilët janë dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor. Rasti në procedurë të rregullt”./Arbresh.info