Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Munishi kërkon një milion euro për ta fituar titullin

    31/08/2019 | 14:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka thënë se për të triumfuar në luftën për titull nevojitet një buxhet prej hiç më pak se 1 milion eurove.

    Ish-tekniku i Dritës ka potencuar se Kosova ka bërë përparime në vitet e fundit, derisa e ka nënvizuar faktin për ngritjen e pagave të lojtarëve.

    “Përmirësimi në futbollin kosovar është… pika e parë është buxheti i klubeve. Nëse një klub i ka shpenzuar para tri vjetëve 200 mijë euro ose 250 mijë euro, në këtë sezon do t’i shpenzojë 750 mijë euro”, ka thënë Munishi në emisionin “Favorit”.

    “Për ta fituar titullin kampion nevojiten mbi 1 milion euro në vit. Ky është progres i theksuar, janë rritur edhe pagat e lojtarëve. Kosova është bërë atraktive edhe për futbollistët nga Shqipëria, Maqedonia, nga Kroacia dhe për futbollistët afrikanë e trajnerët e huaj”, tha Munishi.

    Edhe pse Ballkani e ka nisur mirë kampionatin duke e marrë kryesimin me një fitore e një barazim, Munishi tha se nuk është e drejt të konsiderohet ekipi i tij kandidat për titull kur dihen se çfarë klube tjera të mëdha luftojnë për këtë trofe.

    “Ballkani pas dy vitesh besoj se do të jetë në gjendje ta fitojë titullin”, shtoi ai. /Periskopi.com/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.