Të rinjtë nga forumi i Rinisë së LDK-së në Vushtrri janë takuar sot me strukturat udhëheqese të kësaj dege në Vushtrri.
Në këtë takim që mbahet vetëm pak orë pas deklarimit të koalicioneve parazgjedhore ku LDK-ja ka vendosur të garoj e vetme.
E ky takim duket se për qëllim ka pikërisht rezultatin më të mirë në zgjedhjet 6 Tetorit, ku edhe u kërkua punë nga strukturat e rinisë së LDK-së.
“Në praninë e kryetarit te komunes z.Xhafer Tahiri, kryetarit të deges z.Hysni Gerguri dhe kryetaren e forumit te gruas znj.Rrezarta Krasniqi u kerkua nga të rinjet qe të degjohet zeri i tyre dhe te kene mobilizim per fitoren e madhe te LDK-së dhe kryeministren Vjosa Osmani.” shkruan në njoftimin e degës së LDK-së në Vushtrri.

