Emërimi i Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor është një shenjë që administrata amerikane dëshiron që të gjejë një zgjidhje për Dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, tha sot Ivica Daçiq, ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, duke theksuar se formati i dialogut nuk do të ndryshojë dhe do të vazhdojë në Bruksel, transmeton Klan Kosova.
“Kjo është një shenjë që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të zyrtarizojnë në një farë mënyre atë që po thonë vazhdimisht, dhe kjo do të thotë të inkurajojë një zgjidhje të shpejtë të çështjes, domethënë të inkurajojë të gjitha palët në Ballkanin Perëndimor të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin rajonal”,ka thënë Daçi1 për RTS sipas Tanjug.