Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Elezi nga KQZ: Asnjë koalicion nuk ka aplikuar

    30/08/2019 | 19:19
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deri më tani nuk është dorëzuar asnjë koalicion i partive politike në Komisionin Qendror Zgjedhor.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një lidhje direkte në Info Magazine në Klan Kosova.

    “Deri më tani asnjë koalicion nuk është dorëzuar në KQZ”.

    Elezi theksoi se partitë politike e kanë për obiligim që të deklarojnë koalicionet e tyre brenda afatit, 30 gusht deri në mesnatë.

    “Është detyrim ligjor që partitë të deklarojnë koalicionet sot deri në mesnatë. Deklarimi i tyre pas këtij afati nuk numërohen si koalicione.”

    Ai shtoi se afati deri më sot ka qenë vetëm për partitë që duan të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit si koalicion dhe jo për lista.

    “Sot është afati vetëm për parti politike që dëshirojnë të garojnë me koalicione. Listat për deputetë dhe kërkesa për çertifikim për pjesëmarrje në zgjedhje bëhet në afat tjetër. Pra kjo bëhet deri më datë 06 shtator deri në mesnatë”.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor tregoi se koalicionet pas datës 30 gusht nuk mund të prishën.

    “Partitë që mund të prishin koalicionet nuk mund të tërhiqen nga koalicionet pra nuk mund të bëjnë gara të vetëm pa koalicione.”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.