Lumir Abdixhiku i ka komentuar qëndrimet e fundit të VV’së. Sipas tij, VV i ka thyer dy parime të marrëvershjes dhe prandaj ata nuk mund të arrinin marreveshje për koalicion.
“Qëllimet e takimit kanë qenë përafruese, këto diskutime Mustafa i ka bërë vetëm me VV’në nuk ka diskutuar me partnerët tjerë potencial.
Kemi pritë të jemi bashkë që të kemi 60 deri 70 deputet. Propozimi i sotëm i then dy parime të marrëveshjes. Me thyerjen e marrëveshjeve nuk mund të ketë edhe sinergji edhe garë të brendshme. Kur ka humbës në një proces të tillë s’mund të ketë festë. Pozicioni i sotëm nuk mund të sjellë festë, në fakt e kthen betejën kundër kundërshtarëve. Në një listë të përbashkësht supozimi është që po luftojmë bashkë e jo kundër njëri-tjetrit. Ne e thamë që një listë pa krye del në rrugë pa krye. Nëse dy parti nuk mirren vesh për kandidatin për kryeministër çfarë gare mund të jetë ajo?. E kemi konsideru si partner kredibil parazgjedhor dhe e konsiderojmë si partner kredibil paszgjedhor. Qëndrimet tona kanë qenë të palëkundura diçka që s’mund të them edhe për palën tjetër”, tha Abdixhiku./Periskopi/