Për nder të mërgimtarëve Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vushtrrisë ka paraparë disa aktivitete gjatë kësaj jave.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve është edhe koncerti që do të mbahet sonte në sheshin “Adem Jashari” në qytetin e Vushtrrisë.
Në këtë koncert do të performoj edhe një emër i njohur i estradës kosovare, të cilin e ka zbuluar në llogarinë e saj të facebook-ut Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Fatmire Cecelia.
Ajo ka treguar se është emri i njohur i muzikës Ramadan Krasniqi-Dani, ai cili sonte do të argëtoj mërgimtarët me këngët e tij nga ora 20.30, në koncert që mbahet pikërisht për nder të tyre.