Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Sofrën thatë për Bajram: Sakrifica e nënës që mban familjen

    03/06/2019 | 14:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Qe 10 vjet kam mbetur pa asnjë zgjidhje. Nuk kam shpresë më për asgjë. Jam mbështetur vetëm te Zoti”. Me këto fjalë 44-vjeçarja Minire Bujupi fillon rrëfimin për jetën e saj plot sakrificë, e cila pas dhunës që kishte përjetuar te burri i saj dhe pasi babai i saj e kishte përzënë prej shtëpisë, kishte filluar një rrugëtim të ri e të vështirë, duke u munduar të jetë edhe nënë, edhe baba për dy fëmijët e saj.

    E për hatër të tyre ajo edhe sot po mundohet t’i fshehë gjithë dhimbjet e asaj që ka përjetuar.

    Pasi nuk ka gjetur një strehim në familjen e saj, Minire Bujupi tash e dy vjet është duke jetuar me qira në një kat të një shtëpie të vjetër në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë, për të cilën çdo muaj duhet të paguajë 130 euro qiranë e më pastaj edhe shpenzimet tjera për energji elektrike. Muret e shtëpisë në të cilën ajo banon janë të vjetra, derisa në dy dhomat e vogla brenda saj ka edhe shumë myk.

    Ndonëse shtëpia është e vjetër, Bujupi është e detyruar të qëndrojë aty, për shkak se me atë çmim sa ajo paguan qiranë nuk ka mundur të gjejë strehim diku tjetër në Prishtinë. Për të siguruar paratë për qiranë, edhe pse me gjendje shëndetësore jo të mirë, ajo është e detyruar të punojë çfarëdo pune. Së fundmi ka gjetur një punë në një restorant në Prishtinë, por që paga të cilën merr aty nuk i mjafton.

    Me paratë që i shkojnë për qira e më pastaj edhe për energji elektrike asaj i mbetet vetëm një shumë e vogël për të blerë ushqim, i cili ndonjëherë edhe nuk është i bollshëm në tryezën e tyre.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.