Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Serbia kërkon që në Këshillin e Sigurimit të diskutohet për aksionin në veri

    02/06/2019 | 14:58
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Serbia do të kërkojë që në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit që do të mbahet me 10 qershor, të diskutohet për Kosovën, veçanërisht për aksionin e Policisë së Kosovës në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, dhe gjithashtu arrestimin e dy zyrtarëve të UNMIK-ut, transmeton Gazeta Metro.

    Kështu shkruan gazeta serbe ‘Novosti’, duke thënë se ndër të tjera do të kërkohet që të diskutohet edhe për deklarimet e fundit të Thaçit se nuk do të lejojë krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe atë që do të iniciojë bashkimin me Shqipërinë.

    Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksadner Vuçiq, shpreson që do të ketë edhe një reagim zyrtar të Brukselit.

    Policia e Kosovës me 28 maj ka kryer një aksion masiv në të gjithë Kosovën, në kuadër të luftimit të kontrabandës. Pjesë e aksionit ka qenë edhe pjesa veriore e territorit, ku janë arrestuar shumica e të dyshuarve.

    Më shumë se dhjetë të arrestuar janë pjesëtar të Policisë së Kosovës, të cilët dyshohet se kanë lejuar dhe bashkëpunuar me kontrabandistët./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.